Nga Shqipëria / E Martë 5 Prill 2022, 18:06

Rritet sërish çmimi i karburanteve, ja sa do të jetë deri me 12 Prill

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës të shtrenjtohet sërish. Nga sot deri me datë 12 Prill një litër naftë do shitet 233 lekë, nga 226 që ishte, kurse një litër benzinë 209 lekë.

Njoftimi:

Çmimi me pakicë deri në 12 prill

233 Lekë/litri për gazoilin;

209 Lekë/litri për benzinën;

Çmimi me shumicë deri në 12 prill

221 Lekë/litri për gazoilin;

197 Lekë/litri për benzinën;

“Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, njofton bordi.