Nga Shqipëria / E Martë 5 Prill 2022, 18:06

Vjen në jetë djali, stilistja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Stilistja e njohur shqiptare, Stela Sallaku është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ndonëse e ka zbuluar vetëm së fundmi, Stela ka sjellë në jetë një djalë para një jave. Ajo nuk e ka zbuluar ende emrin e vogëlushit.

“Jam bekuar me krijesën më të bukur në mbarë botën. Djali im i vogël, je arritja ime më e madhe, krenaria dhe gëzimi im dhe të dua me gjithë çfarë kam”, ka shkruar Stela.