Lidhja e reperit Don Xhoni dhe modeles ruse Ariana mesa duket ka përfunduar. Ka qenë bukuroshja ruse ajo që përmes dy statusesh në Instastory ka lënë të nënkuptohet se ata nuk janë më bashkë.

“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim”, shkruajti ajo fillimisht duke vendosur edhe emojin e një zemre të thyer.

Më pas Ariana shkruan: “Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.”

Për më tepër Don Xhoni dhe Ariana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, gjë që i përforcon edhe më shumë dyshimet për ndarjen.

Njohja e tyre nisi rreth një vit më parë kur filluan të realizonin edhe video live në Instagram. Madje rusja bëri tatuazh portretin e Don Xhonit.






