Boksieri shqiptar, Florian Marku ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai foli për ndeshjen e tij të fundit me uellsianin Chris Jenkins, ku u shpall fitues.

Mes të tjerash, ai tregoi se ndeshja e rradhës do të zhvillohet në Tiranë. Floriani u shpreh se nuk është kurrë i kënaqur me veten dhe se synon të ngrejë emrin e tij dhe flamurin shqiptar sa më lart.

Flori Gjini: Ndeshja e radhës do të jetë në Tiranë? Po e munde çfarë do bësh?
Florian Marku: Po do jetë në Tiranë. Rrugëtimi nuk mbaron kurrë, unë nuk jam i kënaqur kurrë me veten dhe dua ta ngre emrin tim dhe flamurin shqiptar sa më lart.
Flori Gjini: A do të ketë ndonjë dokumentar siç bëjnë të gjithë sportistët për të treguar prapaskenat?
Florian Marku: Po do të ketë, nuk mund të them kur do të dalë por besoj do të realizohet diçka shumë e bukur dhe do të transmetohet edhe në Netflix.




