
A keni menduar ndonjëherë se pse ju duket më tërheqëse një shenjë e caktuar e horoskopit nga një tjetër?
Ndoshta ju gjithmonë e pyesni veten se çfarë është ajo që ju bën më tërheqës tek sytë e të tjerëve. Epo, mos pyesni më, sepse astrologjia shpjegon cilësitë joshëse të çdo gruaje sipas shenjës së horoskopit. Por ne nuk po flasim për tipare të personalitetit, të mirat apo të këqijat. Ne jemi duke iu referuar pjesëve fizike të trupit që mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme për njerëzit në bazë të shenjës së tyre.
Dashi
Të gjitha femrat e shenjës së Dashit kanë një stil shumë të veçantë në mënyrën sesi ato ecin, që i dallon nga pjesa tjetër. Mënyra e veçantë që ky person përdorë për të ecur mbart shumë cilësi dhe thotë shumë për personalitetin e tij dhe kush janë ata. Por pjesa më e mirë e trupit të tyre janë këmbët. Pra, nëse je një Dash, blini disa këpucë të bukura dhe tregoni asetin tuaj më të mirë.
Demi
Dihet se Demi është i besueshëm, praktik dhe ambicioz, Demi është i njohur për flokët e shëndetshëm dhe të gjatë. Ata gjithashtu dallojnë për aftësitë e tyre në joshje, por fuqia e tyre qëndron në flokët e tyre të cilët janë mahnitës. Ju vetëm me një lëvizje të flokëve mund të bëni këdo për vete.
Binjakët
Binjakët janë shpesh shprehëse dhe të zgjuara. Jo vetëm që njihen për të pasur dy personalitete të ndryshme, por nëse flasim për gratë, ato gjithashtu kanë asete vërtet të pabesueshme, të cilat mund t'i përdorin për të kënaqur çdo djalë që dëshirojnë. Në fund të fundit, Binjakët janë shpesh krijesa seksuale që janë më së shumti krenarë për trupin e tyre dhe nuk kanë frikë ta përdorin atë.
Gaforre
Një personalitet i ëmbël dhe besnik nuk është e vetmja gjë që shoqëron një tipar të personalitetit të Gaforres. Pika më e fortë e një femre të shenjës së Gaforres janë buzët. Djemtë thjesht nuk mund të ndalojnë së vështruari buzët tuaja.
Luani
Çdo vajzë që është e shenjës së Luanit është e dashur, e vendosur dhe ka sytë më tërheqës nga të gjitha shenjat e tjera. Ato nuk kanë frikë të bëjnë kontakt sy me sy. Në fakt, shumë gra të lindura nën këtë shenjë zodiake kanë një të ardhme në fushën e artit sepse një shikim është gjithçka që duhet për të bërë për vete një audiencë të tërë.
Virgjëresha
Është e natyrshme që shenja e Virgjëreshës, fillon me shkronjën V, dhe pjesa e tyre më e fortë është pikërisht pjesa intime. Po vërtet. Kjo nuk është një shaka. Kjo është për shkak se vendi më i veçantë dhe atribut i çiltër më i mirë që një Virgjëreshë ka është midis këmbëve të saj. Natyrisht, personaliteti i tyre i jashtëm, i qetë është edhe një karakteristikë akoma më e fortë.
Peshorja
Asnjë djalë nuk mund t'i rezistojë këmbëve tuaja sexy dhe ndoshta kjo është arsyeja pse gratë e tjera ju urrejnë aq shumë. Gratë nën këtë shenjë jo vetëm që kanë këmbë të gjata , por janë të sjellshëm, të buta dhe mishërojnë edhe paqen dhe harmoninë.
Akrepi
Gratë që janë nën shenjën e akrepit kanë një fundshpinë të mrekullueshme që çdo shenjë tjetër e lakmon. Ju jeni me fat pasi fundshpinës tuaj nuk mund ti rezistojë askush.
Shigjetari
Shigjetari është optimist, dhe entuziast, prandaj ata adhurojnë të ekspozojnë shpinën e tyre, çdo veshje që ata kanë në gardërobën e tyre është e hapur në pjesën mbrapa për të treguar pikën e tyre më të fortë.
Bricjapi
Duart mund të mos jenë gjithmonë sexy, por në një Bricjapi, është e vështirë të mos i vini re ato.
Ujori
Ndërsa tek shenja e Ujorit ajo që bije në sy është pjesa e barkut, po ju keni një barkë mjaft tërheqës dhe të gjithë i kanë sytë aty gjatë verës.
Peshqit
Gratë që janë nën shenjën e Peshqve shpesh i tërheqin meshkujt me qafën e tyre të bukur dhe të gjatë. Ajo është një nga pjesët më joshëse tek ju.