Nga Shqipëria / E Diel 3 Prill 2022, 18:06

'Doktori i mrekullive' bëhet baba për herë të parë

Aktori turk Taner Olmez, të cilin e kemi parë në rolin e Aliut tek “Doktori i mrekullive” është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Ece Çesmioglu ka sjellë në jetë një vajzë.

Vogëlushja ka lindur dje dhe mediat turke bëjnë të ditur se aktori ka shpërthyer në lot nga gëzimi. Çifti ka zbuluar se mes shumë emrave që kishin renditur, kanë zgjedhur emrin “Zejnep” për vajzën e tyre. Aktori tregoi se personat me këtë emër kanë sjellë shumë fat në jetën e tij prandaj ka vendosur ta quajë vajzën kështu. Çifti u kurorëzua në martesë në qershor të vitit të kaluar.