Erion Isai pa dyshim është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun , ai me rolet dhe batutat e shumta e ka bërë për vete audiencën shqiptare.

Por mesa duket humorin nuk e përdor vetëm në jetën artistike por edhe në atë personale, pasi pak minuta më parë ai ka bërë një postim tepër të veçantë për bashkëshorten e tij, ku nuk mungonte as humori.

Bashkëshortja e tij Ajlin ka sot ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte urimi i Erionit, i cili me humor ka thënë se nuk e mbanë mend në cilin vit ka lindur ‘90 apo ’92, por prapë për të është gjëja më e rëndësishme në botë.

‘Nuk më duhet një ditë e shënuar të ta them se të dua, por nuk më mjaftojnë as 36 shkronja te ta shpreh si të dua. Vërtet e ngatërroj vitin tënd te lindjes ‘90 apo ‘92 ( dhe tani s’jam i sigurt cili është). Por ti je e vogla në përkëdhelje dhe e madhja ne fuqinë e familjes tonë. Thjesht te duam. Gëzuar datëlindjen dashuri. @ajlin_petrela’ shkruan Erioni.
Pa dyshim ky ka qenë një urim tepër emocionues për Ajlin, dhe nuk ka vonuar përgjigja e saj, ‘Dashuria ime’ ka shkruar ajo poshtë tij.

