Nga Shqipëria / E Diel 3 Prill 2022, 13:01

Shuplaka e bujshme në Oscars, Rita Ora e mërzitur: Isha në tualet, kur u ktheva...

Momenti i bujshëm në "Oscars 2022", ku Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë, vazhdon të komentohet ende.

E ftuar në "Fitzy and Wippa", Rita Ora ka folur rreth incidentit në fjalë. Këngëtarja ka treguar se në ato momente ka qenë në tualet dhe nuk ka mundur ta shikojë.

 

“Në atë moment unë kam qenë  në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit, pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë dhe thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?", është shprehur Rita Ora.