Vendi ynë është përfshirë prej ditësh nga moti i keq. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshje bore ka pasur në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset pasi është punuar me pastrimin.
Megjithatë, drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
"Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore", ka njoftuar ARRSH.
