Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Nëntor 2017, 19:07

Elvana Gjata zgjedh një mënyrën emocionuese për të uruar shqiptarët

Edhe pse ajo ka disa kohë që është larguar drejt SHBA -së për të vazhduar karrierën e saj si këngëtare, Elvana Gjata nuk mund të harronte pa uruar shqiptarët për festat e nëntorit.

Ajo ndryshe nga kolegët e saj ka zgjedhur një mënyrë pak më origjinale për të bërë urimin.

Këngëtarja ka postuar para pak minutash një set fotografik tepër të veçantë  ku shfaqet përpara një sfondi të kuq dhe në krahë ka një shqiponjë, ndërsa në videon me po të njëjtën fotografi dëgjohet një melodi emocionuese.

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

“Ti Shqipëri më jep nderë… “ ka shkruar Elvana përmbi foto,  duke treguar në këtë mënyrë se pavarësisht se është larg ajo gjithmonë do kujtohet për vendin e saj.

 

Ti Shqiperi me jep nder..ð??

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on