Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Prill 2022, 18:06

U rikthye me Donaldin? Bora Zemani e thotë troç: Jam shumë e lumtur sepse…

Bora Zemani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, ku moderatorja Ori Nebijaj e pyeti nëse është e lumtur.

Bora u shpreh se është shumë e lumtur, pasi jeta e saj është e plotësuar. Ndonëse së fundmi kudo në rrjet është përfolur se ajo dhe Donaldi janë rikthyer, moderatorja theksoi se nocioni i lumturisë nuk lidhet vetëm me një partner.

“Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës", u shpreh Bora.