Najada Konomi, e njohur si Noçja e "Big Brother" është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka zbuluar se është bërë me djalë.

Noçja ka postuar disa foto me bashkëshortin, vajzën dhe një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e vogëlushit të porsalindur.

“22.03.2022 Lindi Brendon Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, shkroi ajo duke zbuluar kështu dhe emrin e djalit.






