Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Prill 2022, 13:01

Ndahet nga jeta nga një atak kardiak aktori i njohur turk

Një lajm i trishtë vjen nga kinematografia turke. Ka vdekur aktori, Ibrahim Gündo?an, i njohur për rolin e tij Mete Aymar në serialin "Luqina e ujqërve".

Gündo?an është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Aktori ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Varrimi do të bëhet ditën e sotme. Miqtë e kolegët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e aktorit të madh. 

Kujtojmë që Gündo?an ka pasur një rol edhe në serialin e famshëm “Kuzey dhe Guney”.