Bora Zemani ka bërë një gafë në puntatën e re të "Përputhen" duke përmendur padashje emrin e Trixës pasi e ngatërroi me emrin e një konkurrenti.

Ky moment nuk i ka shpëtuar Olti Currit, i cili e ka shpërndarë nëpërmjet një Instastory.

“Kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes edhe Trix..Kristos”, dëgjohet të thotë Bora.
Kujtojmë që edhe mbrëmë vajzat u përplasën me njëra-tjetrën me postimet e tyre në Instagram ku njoftonin se do të publikonin këngë.

"Nuk jam si ti", mbante titullin kënga e Borës që ishte shaka për 1 prill. "As unë si ti", ia kthente Trixa.







