Këto dy ditë rrjetet sociale të vipave kanë qenë të mbushura plotë me urime nga më të ndryshmet për festën e Pavarësisë. Por nuk mund të mungonin edhe urimet nga personazhet e famshëm në botë të cilët kanë origjinë shqiptare.

Një nga urimet më të shumëpritura ishte ai i këngëtares së njohur tashmë në të gjithë botën Dua Lipa e cila nëpërmjet një postimi ku shfaqet duke bërë shqiponjën ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të rëndësishme.
Por ajo që na ka rënë në sy ka qenë komenti i reperit të njohur Capital T i cili i komentoi një emoji të një princeshe, duke nënkuptuar se Dua është një princeshë e vërtetë.


Burimi: IN tv.al
