Nga Shqipëria / E Premte 1 Prill 2022, 22:10

Ngjarja që tronditi të gjithë, Olsa Muhameti tregon momentin më të vështirë në ‘Përputhen’

Autorja e ‘Përputhen’ Olsa Muhameti, ishte e ftuar sonte në "Ëndërrtjerrësit", ku ka treguar se momenti më i vështirë në "Përputhen" ka qenë kur Andi dhe Tea duhej të dilnin çift nga emisioni por në atë moment dolën në rrjet fotot e Beartit me Tean.

Orjela: Kur ka qenë momenti më i vështirë në ‘Përputhen’?

Olsa: Mendoj se edhe Bora është dakrd me mua sepse momenti më i vështirë në ‘Përputhen’ ka qenë Andi, ku shohim në rrjet që kishin shpërthyer fotot të Teas dhe Beartit dhe në transmetim duhej të ishte takimi i Teas dhe Andit. Por nga kjo gjë doli edhe diçka e mirë sepse sot Andi dhe Melisa janë akoma çift.