Bora dhe Beatrix morën të gjithë vëmendjen orët e fundit pasi të dyja njoftuan se do të publikonin këngë. Fillimisht ishte Bora ajo e cila njoftoi se në orën 20:00 do të publikonte këngë me titull "Nuk jam si ti" e më pas edhe Beatrix njoftoi se kishte gati këngën "As unë si ti".

Me të arritur ora, Bora publikoi disa video ku tregoi se kjo ishte një shaka për 1 Prillin, gjë që pritej.

Por edhe Beatrix duket se ka bërë të njëjtën gjë duke publikuar një pjesë nga kënga e re, që nuk ka lidhje me titullin "As unë si ti", por përkundrazi quhet "Më ndikon".
View this post on Instagram
Kështu dy vajzat aktualisht më të komentuara të showbizit dolën bllof me kunjat ndaj njëra-tjetrës.








