Nga Shqipëria / E Premte 1 Prill 2022, 13:01

'Bota do shpërthejë', me kë e ka Donaldi?

Që pas daljes nga "Big Brother VIP", Donaldi po merr vëmendjen me çdo postim në rrjete sociale dhe çdo veprim i tij komentohet. Edhe sot, aktori i ka bërë ndjekësit kurioz me statuset që ka postuar.

Fillimisht ai ka publikuar një foto duke ecur dhe shkruan: "Çfarë ndodh nëse prek gjëra?"

Më pas ka postuar një foto të tij duke vazhduar: "...Ndoshta bota do shpërthejë".

Se për çfarë e ka fjalën Donaldi nuk e dimë, por aktori së fundmi është komentuar shumë për jetën e tij personale, ndarjen nga Trixa dhe ribashkimin me Borën. Mos ndoshta dhe statuset e tij kanë të bëjnë me to? Mbetet për tu parë!