Nga Shqipëria / E Premte 1 Prill 2022, 12:12

Jo vetëm në punë, Arbana ka një 'Big Brother VIP' edhe në shtëpi

Arbana dhe Edi e kanë kthyer edhe shtëpinë e tyre në një "Big Brother VIP", duke na treguar momente nga jeta e tyre. Teksa Eduarti merret me projektin e tij të ri kinematografik, Arbana në mbrëmje ka qenë në shtëpi duke parë filma të tjerë. 

Por Edi duke e parë nga kamerat e ka nxjerrë zbuluar, pasi moderatoren e ka zënë gjumi dhe as nuk e ka parë fare filmin. 

“Unë jam duke punuar në studio tani dhe Arbana  më shet mend që po shikon filmin Coda”, ka shkruar Edi krah fotos ku shihet Arbana duke dremitur.