Nga Shqipëria / E Premte 1 Prill 2022, 08:08

Çifti i njohur shqiptar jep lajmin e ëmbël, do të bëhen prindër për herë të parë

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Marigona dhe Robin Krasniqi do të bëhen prindër për herë të parë. Ishte modelja e cila ka zbuluar se do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë në përvjetorin e lindjes së boksierit.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku dy prej tyre janë ekot e bebes ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë.

“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura. Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”, ka shkruar modelja.

Ndërkohë dhe Robin ka shkruar: “Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!".

Lajmi i ëmbël vjen vetëm pak kohë pasi ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.