Nga Shqipëria / E Enjte 31 Mars 2022, 20:08

Era Istrefi rikthehet pas 2 vitesh dhe kënga e re po bën namin

Era Istrefi është rikthyer sot me këngën e saj të re, të cilën e kishte njoftuar prej disa ditësh. "Bebe" mban titullin kënga që brenda disa minutave pas publikimit ka bërë namin.

Në klip Era shfaqet si gjithmonë shumë atraktive dhe ekstravagante me veshjet e saj.

"Bebe" është pritur shumë mirë dhe nga publiku e kjo shihet nga komentet e shumta.

Pritet që kënga të kthehet në hit duke qenë se jemi dhe para sezonit të pranverës.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Era ishte "No maybes" në 2020.