Nga Shqipëria / E Enjte 31 Mars 2022, 19:07

Samueli ia thotë troç Lauretës: Do ndaja krevatin me ty

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Lauretës me Samuelin. Konkurrenti i dhuroi një trëndafil të bardhë, duke i thënë se simbolizon bardhësinë shpirtërore.

Ai nuk i kurseu as provokimet, teksa Laureta e pyeti se çfarë do të ndante me të. “Do të ndaja shtratin me ty”, i tha Samueli.

Laureta e mori me shaka dhe dyshja vazhduan takimin normalisht.