Nga Shqipëria / E Enjte 31 Mars 2022, 17:05

U tha se Gjiko ka abuzuar me një të mitur, reagon Elita Rudi

Përgjatë ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Gjiko ka dalë para Gjykatës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

Vetë Gjiko i ka hedhur poshtë këto lajme me anë të një statusi të bërë në rrjete sociale. Ai ka thënë se ngjarja është e sajuar dhe se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë e tij.(Lexo këtu)

Së fundmi ka reaguar dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi. Ajo ka publikuar një video ku shihet duke puthur dorën e reperit, duke treguar që e mbështet dhe po i qëndron afër në këto ditë.