Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Nëntor 2017, 16:04

Aktori i njohur turk, uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

Ai pa dyshim është një nga aktorët më të njohur në Turqi dhe fama e tij ka arritur të dali edhe jashtë kufijve të vendit të tij.

Mustafa Mert Koc përveçse i suksesshëm në jetën artistike është edhe një nga meshkujt më të pëlqyer nga gjinia femërore.

Por mesa duket Mustafa ka një respekt të madh për vendin tonë. Ai para pak kohësh kishte publikuar një video ku këndonte këngën e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Dhe sot në Instagramin e tij ai ka postuar një urim për të gjithë fansat e tij shqiptar.

“Pavarësia e Shqipërisë “ ka shkruar aktori në postimin e tij duke na uruar kështu të gjithëve për Festën e Flamurit.