Nga Shqipëria / E Enjte 31 Mars 2022, 15:03

Propozim martese në koncertin e tij, ndërhyn Maluma

Maluma po vijon turin e tij të koncerteve në Evropë. Në koncertin e tij në Frankfurt të Gjermanisë ndodhi një propozim për martesë. Në videon e publikuar nga vetë Maluma në llogarinë e tij në Instagram, shihet teksa një djalë i propozon të dashurës së tij për martesë në mes të skenës.

Këngëtari romantik shihej i lumtur gjatë propozimit dhe i vetmi moment që ndërhyri ishte kur vajza pranoi.

Propozimi për martesë u realizua nën tingujt e pianos dhe mes një shiu petalesh trëndafili ndërsa brohoritjet e fansave nuk munguan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma)