Nga Shqipëria / E Enjte 31 Mars 2022, 14:02

Me lot në sy, Chris Rock flet për herë të parë për shuplakën që i dha Will Smith

Chris Rock bëri një rikthim në skenë të mërkurën mbrëma për herë të parë që kur Will Smith e goditi me shuplakë në Oscars. Rock bëri komentet e tij të para publike në lidhje me incidentin e ndodhur.

Në një nga shfaqjet e tij në Boston, Rock mori duartrokitje që zgjatën disa minuta. "Më lini të emocionohem," tha ai me lot në sy. "Si ishte fundjava juaj?" vazhdoi aktori.

Ai tha se planifikon të flasë për incidentin në Oscar në një moment tjetër.

"S'më plas fare për atë që ndodhi, kështu që nëse keni ardhur ta dëgjoni këtë, kam pasur një shfaqje të tërë që kam shkruar para kësaj fundjave. Jam ende duke e përpunuar atë që ndodhi, kështu që kur të vijë koha do të flas për atë budallallëk", tha Rock.