Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Mars 2022, 20:08

Mevlani kërcen me Efin, Filloreta nuk e toleron dot dhe habit me veprimin

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Mevlani ftoi Efin në një kërcim. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Filloreta, vajza që ka ardhur në program vetëm për Mevlanin.

 

“Është takimi im dhe nuk e toleroj që ti të kërcesh me Efin. Nëse ka për të pasur një vallëzim këtu, atëherë vetëm mes ne të dyve. Nuk më intereson, momentin tim e dua për vete. Nëse ti vallëzon sot unë iki nga skena, dal, vallëzo, kur ta kryesh, vij sërish”, tha ajo.

Mirëpo, pavarësisht deklaratës së saj, Efi dhe Mevlani kërcyen bashkë në studio.

Filloreta e mbajti fjalën e saj dhe u largua. Pas kërcimit, konkurrenti shkoi ta qetësonte.