Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Mars 2022, 13:01

Einxhel merr dhuratë me dedikim të veçantë nga kunata

Einxhel përveçse fitoi dashurinë brenda shtëpisë së "Big Brother", ka fituar edhe një mike të mirë që është motra e DJ Dagz, Aurora. Kjo e fundit ka thënë fjalët më të mira për Einxhelin teksa çifti ndodhej brenda shtëpisë së famshme dhe pas daljes të dyja janë parë bashkë.

Së fundmi Aurora i ka dërguar moderatores një buqetë të madhe me lule dhe një dedikim shumë domethënës.

“Ti lëviz male. Për ty Einxhel”, shkruhet në pusullë. 

Einxhel e ka ndarë këtë dhuratë me ndjekësit e saj dhe shkruan: “Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës.