Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Mars 2022, 09:09

Sulm në Izrael/ Raportohet për pesë të vrarë, mes tyre një polic

Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit.  BBC shkruan se sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje të vendit. Dëshmitarët e ngjarjes thanë se personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia izraelite.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në Bnei Brak treguan autorin të veshur me të zeza duke qëlluar mbi njerëzit me pushkë në një rrugë dhe duke vrarë shoferin e një makine që kalonte.

Policia tha se një oficer që qëlloi të armatosurin ishte në mesin e të vrarëve. Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett mbajti një takim urgjent sigurie dhe kabineti i tij i sigurisë do të mblidhet këtë të mërkurë.

Ky është sulmi i tretë brenda një jave.