Nga Shqipëria / E Martë 29 Mars 2022, 23:11

E ëma ka dy fjalë për Will Smith pas shuplakës që i dha Chris Rock-ut

Nëna e Will Smith ka reaguar pasi ngjarjes së bujshme që ndodhi në “Oscars 2022”, ku djali i saj goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë.

Nëna e Smith, Caroline Bright tha se ishte “habitur” kur e ka parë djalin e saj duke e goditur komedianin, pas një shakaje të tepruar.

Ajo tha se “ai është një person shumë i barabartë dhe njerëzor”.

“Kjo është hera e parë që e kam parë kështu. Hera e parë në jetën e tij. Unë kurrë nuk e kam parë atë ta bëjë këtë”, tha ajo.