Nga Shqipëria / E Martë 29 Mars 2022, 21:09

Samiu shpërthen ndaj Lauretës: Kur të shoh me çunat më dukesh si...

Ndërhyrja e Lauretës në debatin e Efit me Mevlanin solli agravimin e situatës në studion e "Përputhen". Pas debatit me Mevlanin, Efi nisi të debatonte edhe me Lauretën për shkak të ndërhyrjes së saj.

Laureta në këtë situatë mbështeti Mevlanin duke debatuar me Efin.

Samiu një moment shpërtheu duke iu kundërvënë Lauretës. “Nuk e kuptoj pse ndërhyn ti, merru me pëlqimet e tua. Kur të shoh me çunat më dukesh si nënë e bir”, tha Samiu.

Situata e agravuar në studio zgjati shumë duke mos lejuar transmetimin e pjesës tjetër të takimit.