Nga Shqipëria / E Martë 29 Mars 2022, 17:05

Ç'nuk u tha e ç'nuk u bë, Kim Kardashian dhe Kanye West fotografohen bashkë

Ndarja e Kimit dhe Kanyet nuk ishte aq e lehtë. Fillimisht reperi nuk i jepte divorcin miliarderes dhe i publikoi asaj mesazhet. Në mesazhet e publikuara, Kim i kërkonte atij të mos e vërë në rrezik të dashurin e saj, aktual Pete Davidson me “thumbimet” e shumta publike ndaj tij në mediat sociale.

Kanye mori vëmendje të madhe me veprimet e tij dhe deklaratat, por duket se ish-çifti ka rënë qetësi.

Së fundmi ata janë parë së bashku në lojën e futbollit të djalit Saint në Los Anxhelos.

Kanye i cili dukej se ishte në humor të mirë, u pa duke buzëqeshur disa herë teksa Kimi ruante një distancë me reperin 44-vjeçar.