Nga Shqipëria / E Martë 29 Mars 2022, 15:03

Prindër të një fëmije, 23-vjeçarja vret me thikë të dashurin

Një 23-vjeçare është akuzuar se ka vrarë të dashurin e saj, 23 vjeçar duke e goditur në gjoks me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Britani ku Bradley Lewis, u dërgua me urgjencë në spital pas incidentit që ndodhi në shtëpi. 

Ai nuk arriti dot t'i shpëtojë plagëve dhe u shpall i vdekur. Analizat zbuluan se Bradley kishte vdekur nga një goditje e vetme me thikë në gjoks.

E dashura e tij, Abigail White është akuzuar për vrasjen. Ajo foli sot në gjykatën e Bristol vetëm për të konfirmuar emrin, datëlindjen dhe adresën, pas të cilave u dërgua në paraburgim.

Çifti raportohet se kishin fëmijë së bashku.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.