Nga Shqipëria / E Martë 29 Mars 2022, 12:12

I hedhin mariuhanë tek torta, çmenden dasmorët

Një djalë nga Kili ka bërë një çmenduri në dasmën e motrës së tij duke hedhur marijuanë tek torta. Videon e publikoi në Tiktok duke grumbulluar miliona shikime. 

Videoja tregon nusen dhe dhëndrin duke prerë tortën në dasmën e tyre, disa momente përpara se gjithçka të ndryshonte.

Pamjet më pas tregojnë disa nga të ftuarit e dasmës duke kërcyer dhe qeshur teksa efektet e substancës kanë filluar të shfaqen.