Nga Shqipëria / E Hënë 28 Mars 2022, 23:11

'Përse i dole kundër Sali Berishës?', flet Xhelal Mziu

Xhelal Mziu ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Log” në Abc News. Deputeti demokrat u pyet nga gazetari Endri Xhafo se përse doli kundër Sali Berishës.

Mziu tha se nuk ka dalë kundër askujt dhe se dëshira e tij është një PD e bashkuar.

Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës?

Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së.

Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës?

Mziu: Absolutisht si kam dalë kundër Sali Berishës. Unë nuk kam bërë asnjë prononcim kundër.

Xhafo: Pse morët pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit?

Mziu: Ishte Kuvendi i PD-së.

Xhafo: Po i 11-s?

Mziu: Ishte një grupim, nuk ishte i certifikuar.