Nga Shqipëria / E Hënë 28 Mars 2022, 23:11

9 vite pa të atin, Ronela i bën dedikimin e ndjerë

Këngëtarja Ronela Hajati i ka prekur të gjithë me një postim të bërë së fundmi në Instastory. Ajo ka përkujtuar të atin, të cilin e ka humbur 9 vite më parë.

“9 vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër po sa na mungon, ti e di sepse je me ne çdo ditë”, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë se këngëtarja është në kulmin e karrierës së saj dhe po përgatitet për të prezantuar Shqipërinë në Eurovision.