Jonny zhvilloi këtë të hënë në "Love Story" takimet e tij të fundit me Rominën dhe Sellmën dhe zgjodhi mes të dyjave pasi do të largohet nga programi.

Fronisti zhvilloi një takim romantik me Rominën dhe i tha se ajo e “zbut”.

Ndërsa në takimin e fundit me Sellmën, Jonny u shpreh shumë i gëzuar që ka njohur një vajzë si ajo.

Por në fund ai zgjodhi që nga programi të dilte me Rominën.

Jonny: Unë e di që do e kemi të vështirë dhe pse jemi larg unë në Gjermani ti në Shqipëri. Ka ardhur momenti për Jonny që zbriti nga ajri në tokë.

Romina: E kemi përballuar që nga dita e parë, kritikat e publikut që nuk e vlerësonin dashurinë tonë me shikim të parë…

Jonny ka kërkuar një këngë romantike për ta mbyllur gjithçka me një kërcim.

