Nga Shqipëria / E Hënë 28 Mars 2022, 22:10

Biznesmen që jeton në Amerikë, njihuni me princin e ri të 'Love Story'

"Love Story-t" i është bashkuar një princ i ri. Ai quhet Adriano Balani dhe jeton në Florida, por me origjinë është durrsak. 

“Kam mbaruar gjimnazin në Durrës ku ka qenë pjesë edhe e skuadrës së futbollit të të rinjve të Teutës.”

Balani ka përfunduar studimet në Amerikë. Më pas ka hapur kompaninë e tij, ndërsa drejton një kompani IT dhe degën e saj Shqipëri.

Në kohën e lirë i pëlqen të udhëtoj dhe lexoj shumë.

“Në jetën time nuk kam dashuruar kurrë një vajzë shqiptare apo të kem qenë në një lidhje serioze. Vjen një moment që ndoshta duhet ta provojmë dhe kjo është arsyeja kryesore përse unë jam këtu.”