Nga Shqipëria / E Hënë 28 Mars 2022, 21:09

Është djalë, këngëtarja shqiptare po bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja shqiptare, Fatima Ymeri është në pritje të ëmbël. Ajo dhe producenti Edlir Begolli do të bëhen prindër për herë të dytë.

Fatima është shtatzënë me një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja ka publikuar disa foto familjare nga festa e zbulimit të gjinisë.

“E gjithë bota”, ka shkruar ajo krahas fotove.