Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Nëntor 2017, 12:12

Presidenti Meta zgjedh të bijën për ‘Zonjë të Parë’: Era shkëlqen në daljen e saj të parë përkrahë tij

Siç u bë e ditur Presidenti Meta  para pak kohësh deklaroi se ‘Zonja e Parë’ nuk do të ishte bashkëshortja e tij  Monika Kryemadhi,  pasi ajo edhe pse është një figurë mjaft e dashur për shqiptarët duhet të përfaqësoj partin e saj.

Të shumtë ishin ata që diskutuan se kush do e kryente këtë rol dhe pikërisht dje Ilir Meta u dha përgjigje të gjithëve, ajo do të jetë vajza e tij Era. Era edhe pse e vogël në moshë ditën e djeshme i ka habitur të gjithë me seriozitetin e saj, në pritjen e veçantë të Presidentit Meta për Ditën e Pavarësisë.

Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi të cilin e kishte kombinuar me një fjongo të kuq duke respektuar në këtë mënyrë ngjyrat e flamurit. Me maturin e saj, ajo ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve dhe është komplimentuar  për seriozitetin që ka mbajtur gjatë kësaj ceremonie.

Epo Era pas paraqitjes së  djeshme e meriton plotësisht titullin e ‘Zonjës së Parë’.