Nga Shqipëria / E Hënë 28 Mars 2022, 20:08

Fjolla e quajti tradhtar, por Fisniku zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre

Pak kohë më parë Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës. Thumbat në rrjete sociale e në intervista kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”, është shprehur Fjolla.

Mirëpo, a ishte tradhtia arsyeja e ndarjes së çiftit? Fisniku ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku tha se nuk është tip tradhtar. Ai zbuloi se se lidhja e tyre thjesht nuk po funksiononte më.

“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, u shpreh biznesmeni.