Pak ditë më parë Nora Istrefi festoi 36-vjetorin e lindjes me një festë private, ku kishte ftuar vetëm njerëzit e saj më të afërt.

Në këtë ditë të veçantë këngëtarja shkëlqente me një fustan të zi elegant, por pjesa e hapur e dekoltesë shkakoi shumë zhurmë në rrjet.

Sot Nora ka postuar disa foto nga ditëlindja dhe fansat kanë vërshuar me komente kritikuese.

Disa nga komentet: "Urime, por kujdes me veshjen mos e tepro shum se masandej s'dot jet asgje private"; "Shume katastrofe cfare veshje degjenerim total! Marre cfare shembulli te keq i jep qikes vet kjo edhe shum tjera!"; "Nuk e di pse nuk po dilni lakuriq, edhe e dim moo. Marre bre marre"; "Valla spo di ku ka tmir kjo veshje pse bre pe prishni veten pa kon nevoja ti ski nevoj mu vesh kshtu".

Nora ka preferuar të mos i kthejë përgjigje komenteve teksa krah postimi ka shkruar: "Rrugetimi i jetes time ka qene jashtzakonisht i mire per mu dhe per kte e falenderoj Zotin. Faleminderit edhe njerezve t’mi te dashur qe ma zbukuruan bday, dhe krejt juve qe ma keni uru. Shume dashni per krejt".




