Përgjatë ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Gjiko ka dalë para Gjykatës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

Ditën e sotme reperi ka reaguar për herë të parë, duke e hedhur poshtë këtë histori. Ai ka thënë se ngjarja është e sajuar dhe se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë e tij.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lërë më një vajzë 15 vjeçare, nuk kam mashtruar e as nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është shumë në rregull sepse e di që kjo gjë është e sajuar. Unë sot kam përgatitur dy paditë e para. Unë besoj se drejtësia do ta nxjerr në pah drejtësinë time”, ka shkruar Gjiko, teksa në fund ka falenderuar miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur.




