Zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë të ditur se harta e gripit të shpendëve është zgjeruar. Së fundmi është konfirmuar një rast i ri në Vlorë.
“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar, një vatër të re infeksioni në qarkun Vlorë. Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit. Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara", ka deklaruar ajo.
