"Sherr i ashpër mes Arbanës dhe Fjoralbës", "Përplasen keq Arbana dhe Fjoralba", ishin këto titujt që pushtuan portalet dy muaj më parë, kur transmetohej "Big Brother VIP". Sipas burimeve Arbana ishte përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit kur u fut në Big Brother dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

"Debati mes tyre ka ndodhur në korridor dhe nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar", shkruhej asokohe, por mesa duket gjërat janë rregulluar.

Këtë e ka nënkuptuar vetë Arbana përmes një postimi që ka bërë në Instagram. Ajo ka publikuar një foto të Fjoralbës nga "Portokallia", krahas së cilës ka shkruar dhe dy fjalë.

“E bukur, trime, e guximshme”, ka shkruar Arbana.


