Nga Shqipëria / E Diel 27 Mars 2022, 19:07

Melindës i ndodh e papritura në koncert, fansi e kap me forcë dhe nuk e lëshon (Video)

Melindës i ka ndodhur një e papritur gjatë koncertit të saj në Vjenë. Në një moment ku reperja i zgjati dorën turmës së fansave për t’i përshëndetur ata, një pjesmarrës e tërhoqi me forcë duke e kapur për duarsh.

Ky veprim e shokoi Melindën, e cila menjëherë kërkoi ndihmën e truprojave.

Në videon e mëposhtme mund të shihni pamjet nga koncerti i mbrëmshëm.