Eranda Libohova është një ndër këngëtaret që edhe pse nuk është shumë aktive në tregun muzikor, vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.
E ndërkohë që sot në Ditën e Pavarësisë të gjithë kanë bërë urimet e tyre për Festën e Flamurit nëpërmjet postimit të fotove e shprehjeve të ndryshe patriotike, nuk mund të mungonte edhe urimi i saj.

Por Eranda ka zgjedhur një mënyrë tepër origjinale për të uruar.
Ajo ka postuar pak minuta më parë një video ku na ka prezantuar mamanë e saj, një grua tepër fisnike e cila qëndron e ulur pranë zjarrit, dhe menjëherë sapo Eranda i ka kërkuar asaj të bëj urimin për Pavarësinë, zonja nuk ka nguruar të recitojë një vjershë patriotike plotë krenari.

“Me këto vargje të recituara nga mami im, ju uroj Gëzuar Festën e Flamurit. Mami 93-vjeçe” është shprehur ajo.
