Këngëtari dhe njëkohësisht ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre i ka kërkuar të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën.
Arditi nuk ka hezituar të publikojë një “screenshot” të bisedës së tyre të fundit.
Arditi: Po të ngacmoj hahah
Beniada: Budalla, shko të flesh tani
Arditi: Mos fol në gjumë se le nam
Beniada: Pfff
Arditi: Natën e dashur, të dua
“Beniada do të më vrasë”, ka shkruar Arditi krahas bisedës.
