Nga Shqipëria / E Diel 27 Mars 2022, 13:01

Silvio Berlusconi po bëhet baba në moshën 86 vjeçare?

Një javë më parë Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina mbajtën dasmën e tyre të shumëpërfolur në Vilën Gernetto në Lesmo, Brianza.

Menjëherë pas dasmës në mediat italiane po qarkullon lajmi se dyshja do të bëhen prindër. “vanityfair.it” shkruan se deputetja 36 vjeçare është shtatzënë dhe do t’i japë Berlusconit fëmijën e gjashtë.

Rreth lajmit në fjalë nuk ka reaguar ende çifti dhe nuk dihet si qëndron e vërteta.