Kim Kardashian po shijon prej muajsh lidhjen e dashurisë me Pete Davidson. Aktori dhe komediani amerikan ka gdhendur në trup tre tatuazhe dedikuar partneres.

Së fundmi, Kim ka publikuar në Instastory njërin prej tyre. “Vajza ime është avokate”, ka shkruar Pete në pjesën e kraharorit.

Për ata që nuk e dinë, vitin e kaluar Kim kaloi “Baby Bar” (provimi i studentëve të vitit të parë të drejtësisë). Provimi kërkohet për të gjithë avokatët e mundshëm të Kalifornisë që zgjedhin të mësojnë përmes praktikës dhe jo shkollës juridike.





